Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gjyqi i humbur me Becchettin, PD kërkon sekuestrimin e pasurisë së Ramës: Shqiptarët duhet të paguajnë 109 milionë euro

12:35 10/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj akuzon kryeministrin Rama për 109 milion euro që Shqipëria duhet t’i paguajë biznesmenit Francesco Bechetti. Alibeaj tha se dëmin duhet ta paguajë vetë Rama, ndërsa kërkoi gjithashtu nga Prokuroria, që ta hetojë për shpërdorim detyre dhe t’i sekuestrojë pasurinë.

Ndër të tjera ish-deputeti ka shtuar, se paratë që do të paguajnë shqiptarët për Becchettin, mund të përdoreshin për të ndihmuar bizneset, që janë duke falimentuar për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Biznesmeni italian, Francesco Becchetti, do të përfitojë 110 milion euro nga vendi ynë, pasi gjykata e Arbitrazhit vendosi në favor të tij, në gjyqin ndaj Shqipërisë. Bechetti hodhi në gjyq qeverinë shqiptare, pas mbylljes së televizionit “Agon Channel”, të cilin e cilësoi si të motivuar politikisht.

Njoftimi i plotë

Në 7 vjet të qeverisjes së Edi Ramës, shqiptarët kanë provuar në lëkurë se ky kryeministër u ka bërë keq. U ka bërë keq duke rritur taksat, duke mbyllur vende pune, duke i zbuar nga vendi dhe, mbi të gjitha, duke i vjedhur.m Shqiptarët i kanë paguar shumë shtrenjtë interesat politikë të Edi Ramës për të qendruar në pushtet përmes blerjes së zgjedhjeve, kanë paguar shtrenjtë vendimet e tij korruptive për të dhënë me koncesion dhe PPP çdo gjë në Shqipëri, por tani ka ardhur radha të paguajnë edhe për hakmarrjet e tij e personale kundër biznesit. Lufta e shpallur ndaj sipërmarësit italian Frnacesco Bechetti për arsyen e vetme se zotëronte një media kritike ndaj qeverisë, ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt, po u kushton qytetarëve të vendit 109.5 milionë euro. Si për shumë gjëra të tjera, premtimet e Edi Ramës se nuk do të paguajmë asnjë qindarkë për luftën e tij personale ndaj Bechettit, rezultuan një gënjeshtër e madhe.
Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit i dha të drejtë sipërmarrësit dhe i kërkon Shqipërisë të paguajë dëmin. Ky duhet të ishte momenti që Edi Rama të jepte dorëheqjen, pasi urdhrin për të shkatërruar biznesin e Beketit dhe për të sekuestruar televizionin e ri Agon Channel, e dha Edi Rama. Tani, shqiptarëve u duhet të paguajnë për luftën personale rë kryeministrit me një sipërmarrës të huaj, kritik ndaj keqqeverisjes se tij. Janë plot 109 milionë euro. Janë më shumë para sesa të dyja paketat e ndihmës që qeveria u dha qytetarëve gjatë pandemisë. Me kaq shumë para, bizneset nuk do të ishin sot duke luftuar për mbijetesë, mijëra vende pune nuk do të ishin mbyllur. 109 milionë euro që Shqipëria po paguan për luftën personale të Edi Eamës kundër një biznesi faktojnë se buxheti kishte para, por taksat nuk iu kthyen shqiptarëve, kur ata kishin më shumë nevojë për ndihmë, por u përdorën për të financuar luftën politike personale të Edi Ramës. Tani çështja qëndron a duhet të paguajnë shqiptarët për konfliktin personal të Edi Ramës me një biznesmen, për vendimin e tij personal të gabuar për të mbyllur aktivitetin e tij? Në një shtet normal me një qeveri dhe kryeministër normal, që nuk luan bixhoz me paret e shqiptarëve, ato para duhet t’i paguajë ai që ka shkaktuar dëmin. Duhet t’i paguajë Edi Rama. Në platformën tonë antimafia kjo është një nga pikat kryesore. Zyrtari përgjegjës për nje vendim të gabuar që i shkakton dëm buxhetit, duhet të paguajë me pasuritë e tij. Edi Rama ka me çfarë ta paguajë. Le t’i sekuestrojnë pasuritë e deklaruara dhe të padeklaruara. 10 vjet më parë, një dokument i OSBE-së tregoi se pasuria e kryebashkiakut të kohës, Edi Rama, llogaritej në rreth 200 milionë euro.  Është detyrë e drejtësisë të hetojë dhe të marrë nën përgjegjësi penale kryeministrin e vendit për shpërdorim detyre. Shqiptarët nuk kanë pse paguajnë nga taksat e tyre 109 milionë euro për luftën personale të Edi Ramës me median e lirë dhe biznesin.

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Covid-19 prek organet e drejtësisë! Infektohet kreu i Gjykatës së Posaçme, Sandër Simoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.