Skip to content
Aktualitet

Gjykata i komunikoi masën e sigurisë, bashkëpunëtori në vrasjen e Behar Sofisë shfaqet duke qarë

· 2 min lexim

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me burg të dyshuarin si bashkëpunëtor në vrasjen e Behar Sofisë, shtetasin Bujar Lezaj.

Ky i fundit akuzohet për katër vepra penale: “Vrasja me paramendim”; “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ndërkohë gjatë momentit kur gjykata i ka komunikuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, Lezaj është shfaqur i përlotur. Ndonëse u shfaq i prekur, Bujar Leza ka mohuar çdo akuzë, ndërsa gjykata i ka komunikuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Sipas Prokurorisë, i arrestuari Bujar Lezaj në ngjarjen e rëndë të 25 shkurtit 2021, ka siguruar armën dhe biçikletën. Ndërkohë, 45-vjeçari Bujar Leza i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Behar Sofia mohon çdo akuzë.

Kujtojmë se Behar Sofia u vra në shkurtin e këtij viti, pranë Piramidës, në qendër të Tiranës. Leza kishte njohje me të arrestuarin tjetër si bashkëpunëtor Leonard Xhixha dhe së bashku kanë ruajtur lëvizjet e objektivit të sulmit Behar Sofia.

Ndaj Lezës rëndojnë akuzat e “Vrasjes me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim si pjesë e një grupi kriminal.