Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot në dhomë këshillimi rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka kundërshtuar masën e parë detyrim për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, masë e cila iu dha në fund të vitit 2023.
Ish-kryeministri Berisha nuk e zbatoi këtë masë pasi e konsideroi anti-kushtetuese për shkak se SPAK nuk mori autorizim në Kuvend.
Po sot Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e SPAK që kërkon kthimin në burg të Jamarbër Malltezit.
Berisha dhe Malltezi janë të dy në arrest shtëpie.
ZYRTARE/ Revolucion te Milani pas dështimit në Champions, shkarkohen Tare, Allegri, Furlani dhe Moncada
Milani ka nisur zyrtarisht një revolucion të thellë, pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions League. Pronari i kuqezinjve, Gerry...








