Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot në dhomë këshillimi rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka kundërshtuar masën e parë detyrim për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, masë e cila iu dha në fund të vitit 2023.
Ish-kryeministri Berisha nuk e zbatoi këtë masë pasi e konsideroi anti-kushtetuese për shkak se SPAK nuk mori autorizim në Kuvend.
Po sot Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e SPAK që kërkon kthimin në burg të Jamarbër Malltezit.
Berisha dhe Malltezi janë të dy në arrest shtëpie.
Tritol në Kinostudio/ Shpërthen lokali i babait të vëllezërve Lika, dyshohet hakmarrje për plagosjen e policit Anxhelo Kumaraku
Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me tritol në një lokal në zonën e Kinostudios në Tiranë. Dyshohet se ngjarja...








