Skip to content
Kryesore

Gjykata e Elbasanit rrëzon kërkesën e Safet Gjicit për vuajtje dënimi në shtëpi

· 1 min lexim

Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, për zëvendësimin e pjesës së mbetur të dënimit me qëndrim në shtëpi për arsye shëndetësore.

Avokatët e Gjicit argumentuan se ai ka vuajtur mbi dy vite nga dënimi total prej tre vitesh dhe kërkuan që pjesën e mbetur ta kryejë në shtëpi për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Ish-kryebashkiaku është diagnostikuar me zgjerim të aortës, probleme kardiovaskulare dhe diabet, të cilat kanë rënduar gjendjen e tij psikologjike.

Gjici u dënua me tre vite burg nga Apeli i GJKKO për “korrupsion pasiv” pas publikimit të një skandali seksual në zyrën e tij në qershor 2023.