Skip to content
Të Gjitha

Gjykata e Durrësit rrethohet nga policia, sot masa e sigurisë për autorët e dyshuar të 4 vrasjeve

· 1 min lexim

Ditën e sotme do të jepet masa e sigurisë për dy të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia, disa ditë më parë në Nishtulla të Durrësit.

Altin Ndoci dhe 22-vjeçari K.A. u shoqëruan nën masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Durrësit.

Gjithashtu jashtë ambienteve të gjykatës ndodhen forca të shumta policie.

Këta dy persona akuzohen gjithashtu edhe për vrasjen e 24-vjeçarit Anxhelo Avdia dhe 35-vjeçarit Dorian Shkoza, ngjarje kjo e regjistruar më 2 mars në lagjen Nr.14 të Durrësit.

Prokuroria ka kërkuar për dy autorët e dyshuar masën e sigurisë “burg pa afat”.

Si provë materiale policia ka sekuestruar 3 armë zjarri kallashnikov, municione luftarake dhe 12 aparate telefonike.

Ishte 22-vjeçari ai që bashkëpunoi me policinë e Durrësit dhe bëri të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Në një komunikim për mediat ditën e djeshme, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, bëri me dije se vrasjet kanë ndodhur për shkak të pazareve të drogës.