Skip to content
Të Gjitha

Gjobitet djali i ish-kryeministrit: “Më kishte mbaruar letra higjenike dhe thashë po dal njëherë”

· 2 min lexim

Policia ka dalë sot në rrugët e gjithë vendit për t’u siguruar se qytetarët dhe bizneset po i respektojnë masat kufizuese që janë vendosur për frenimin e përhapjes së pandemisë.

Shumë qytetarë nuk i kanë shpëtuar gjobës për shkak të lëvizjes pas orës 20:00 dhe ndër ta ka qenë edhe djali i ish-kryeministrit Aleksandër Meksi. Redon Meksi është gjobitur këtë mbrëmje pasi ka thyer rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik.

Ka qenë vetë i riu që e bëri të ditur lajmin në një postim në mediat sociale. Ai shkruan me ironi se i kishte mbaruar letra higjenike dhe doli se mos i jepte dikush, por në fakt ka marrë vetëm letrën e gjobës.

Postimi i Meksit:

 “Kaloi ora 20.00, kur cte shoh me kishte mbaruar letra higjenike. Thash po dal njehere verdall se do me japi ndonjeri… dhe ne fakt ashtu ndodhi , me dha nje polic kete copen e letres 

pertej shakase, nuk ka asnje akt te botuar ne fletore zyrtare per uljen orarit te shtetrrethimit ne 20.00, dhe pervec kasaj konstatohem ne shkelje te urdherit 616 dt 09.11.2020, i cili kufizon orarin 22.00-06.00
ps: sorry per shkrimin , pervecse ishte fleta e dyte, kisha qenin ne njeren dore , i cili i ka pak bezdi uniformat “, shkruan ai.