Skip to content
Politikë

GJKKO jep vendimin për Jamarbër Malltezin

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi.”

Vendimi u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila nuk pranoi kërkesën për t’i shuar masën e sigurisë dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Malltezi ndodhet në “arrest shtëpie” që prej nëntorit 2023, me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila kishte ndryshuar masën nga paraburgimi në arrest shtëpie.

Ndërkohë, në 27 nëntor 2024, Berisha u lirua pas 333 ditësh në izolim shtëpiak.