“Gjermanisë i duhen 2.5 milionë vaksina para vjeshtës”, kryeministri Soder ka një urdhër për EMA

Në politikën gjermane, llogaritet vetëm në vjeshtë me një vendim të BE për vaksinën ruse kundër Coronës, “Sputnik V“. Mungojnë ende të dhëna, raportohet nga qarqe qeveritare.
Për shkak se mungojnë ende të dhëna, autoritetet në BE do të vendosin më së herëti në shtator për dhënien e mundshme të lejes për përdorimin e vaksinës kundër Coronës “Sputnik V”.
Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder do të kishte preferuar një vendim më të shpejtë. Söder kërkon nga EMA dhënien më të shpejtë të lejes.
“Motori i vaksinimit nuk duhet të ngecë”, tha Söder për gazetën gjermane. Nuk duhet të kemi vonesa vetëm thjesht për arsye ideologjike. Bavaria parashikon blerjen e 2,5 milionë dozave të “Sputnik V”.
Rusia lejoi në gusht të vitit të kaluar vaksinën “Sputnik V”, ende para përfundimit të studimeve shkencore që parashikohen për vaksinat. Ky vendim u prit me kritika nga qarqet shkencore atëherë. Por gati 70 shtete ndërkohë e kanë lejuar përdorimin e vaksinës, shkruan DW.
Aktualisht EMA po verifikon lejen për përdorimin në BE. Në fillim të marsit nisi procedura e mbikqyrjes në kuadër të një procedure, ku verifikohen rezultatet, megjithëse nuk janë paraqitur të gjitha të dhënat dhe nuk ka ende një kërkesë për leje përdorimi. Dy shtete të BE edhe pa leje të EMA-s, e përdorin ndërkohë preparatin rus të vaksinës.
Hungaria dhe Sllovakia. Deri më tani në BE e kanë marrë lejen e përdorimit BioNTech/Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson&Johnson të gjithë prodhues nga vendet perëndimore.
Lexo më tej
Zgjerohet dosja ndaj Andrew Tate në Rumani, akuza të rënda për trafikim dhe aktivitet seksual me të mitur
Hetimi ndaj Andrew Tate merr një tjetër kthesë në Rumani, ku prokurorët kanë ngritur akuza të reja ndaj…
55 mijë dollarë për çdo fëmijë deri në 17 vjeç/ Singapori hap thesin për të shpëtuar vendin nga plakja
Singapori po ofron deri në rreth 70 mijë dollarë singaporianë, ose 55 mijë dollarë amerikanë, mbështetje për çdo…
Natë tmerri në Kiev/ Rusia godet me raketa e dronë: 12 të vrarë, 17 të plagosur, mes tyre dy fëmijë
Një natë e rëndë sulmesh ka përfshirë Kievin dhe zonat përreth, pasi Rusia lëshoi një valë raketash dhe…
“Po digjesha nga dëshira për ta thënë”/ Camilla rrëfen sekretin e sëmundjes së Charles
Mbretëresha Camilla ka rrëfyer për herë të parë vështirësinë emocionale që përjetoi kur iu desh të mbante të…