“Gjermanisë i duhen 2.5 milionë vaksina para vjeshtës”, kryeministri Soder ka një urdhër për EMA

Në politikën gjermane, llogaritet vetëm në vjeshtë me një vendim të BE për vaksinën ruse kundër Coronës, “Sputnik V“. Mungojnë ende të dhëna, raportohet nga qarqe qeveritare.
Për shkak se mungojnë ende të dhëna, autoritetet në BE do të vendosin më së herëti në shtator për dhënien e mundshme të lejes për përdorimin e vaksinës kundër Coronës “Sputnik V”.
Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder do të kishte preferuar një vendim më të shpejtë. Söder kërkon nga EMA dhënien më të shpejtë të lejes.
“Motori i vaksinimit nuk duhet të ngecë”, tha Söder për gazetën gjermane. Nuk duhet të kemi vonesa vetëm thjesht për arsye ideologjike. Bavaria parashikon blerjen e 2,5 milionë dozave të “Sputnik V”.
Rusia lejoi në gusht të vitit të kaluar vaksinën “Sputnik V”, ende para përfundimit të studimeve shkencore që parashikohen për vaksinat. Ky vendim u prit me kritika nga qarqet shkencore atëherë. Por gati 70 shtete ndërkohë e kanë lejuar përdorimin e vaksinës, shkruan DW.
Aktualisht EMA po verifikon lejen për përdorimin në BE. Në fillim të marsit nisi procedura e mbikqyrjes në kuadër të një procedure, ku verifikohen rezultatet, megjithëse nuk janë paraqitur të gjitha të dhënat dhe nuk ka ende një kërkesë për leje përdorimi. Dy shtete të BE edhe pa leje të EMA-s, e përdorin ndërkohë preparatin rus të vaksinës.
Hungaria dhe Sllovakia. Deri më tani në BE e kanë marrë lejen e përdorimit BioNTech/Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson&Johnson të gjithë prodhues nga vendet perëndimore.
Read next
Vrau burrin që tentoi ta përdhunonte, Irani shpall fajtore 23-vjeçaren dhe e ekzekuton në burg
Irani ka ekzekutuar në burg 23-vjeçaren Marzieh Nieri, pasi drejtësia iraniane rrëzoi pretendimin e saj se kishte vepruar…
Tërmeti 7.4 ballë shkatërron Kolumbinë, mbi 110 të vdekur dhe njerëz nën rrënoja, shpallet emergjenca kombëtare
Kolumbia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare pas tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 7.4, që goditi pjesën perëndimore të…
Skandal botëror! Senatorja e ofendoi si “kamerunas të kolonizuar”, Mbappé e quajti “të neveritshme”, përplasja përfundon me padi
Përplasja mes kapitenit të Francës, Kylian Mbappé, dhe senatores paraguajane Celeste Amarilla është shndërruar në një çështje ndërkombëtare,…
Përvetësoi fondet publike, Marine Le Pen shpallet fajtore në apel, i ndalohet kandidimi në zgjedhjet presidenciale të Francës në 2027
Marine Le Pen është shpallur fajtore nga Gjykata e Apelit në Paris, e cila ka lënë në fuqi…