Plas “bomba” në Gjermani. Pas publikimit të të dhënave të qindra politikanëve, Autoritetet e sigurisë kibernetike të Gjermanisë janë kritikuar pasi ata kishin janë të tëra që ishin në dijeni të sulmit dhe nuk ia kishin treguar këtë gjë policisë.
Të përfshirë në skand kanë qenë gazetarë, njerëz dhe politikanë të njohur, ku përfshihet këtu edhe kancelarja Merkel, të dhënat e të cilëve janë publikuar të gjitha online.
Mësohet se sulmet kanë ndodhur në muajin dhjetor të vitit të lamë pas, por informacionet se diçka e tillë kishte ndodhur nuk ishin bërë publike deri ditën e djeshme.
Policia dhe instancat përkatëse ende nuk kanë asnjë të dhënë se kush qëndron pas këtyre sulmeve, ndonëse dyshimet kanë rënë mbi grupet e krahut të djathtë në Gjermani, por edhe mbi Rusinë. Ndërkohë që Zyra Federale e Sigurisë së Informacionit (BSI) është duke u përballur me kritika të shumta, pasi doli se ka qenë në dijeni për rrjedhjen e këtyre informacioneve që prej muajit dhjetor, ndërkaq Zyra Federale për Krime, ishte njoftuar për një gjë të tillë vetëm të premten, më 4 janar.
Shefi i BSI-së, Arne Schoenbohm i ka thënë radios Phoenix se ekipi i tij “ka mbajtur bisedime më herët në dhjetor me disa anëtarë të parlamentit” dhe kishte krijuar një ekip “për t’iu përgjigjur këtij incidenti”.
Kontaktet, bisedat private dhe detajet financiare të figurave politike – përveç të anëtarëve të partisë së ekstremit të djathtë AFD – ishin postuar në Tëitter.
Ministria e Brendshme gjermane ka thënë se nuk ka dëshmi se sistemet parlamentare dhe qeveritare të jenë komprometuar dhe ende nuk është e qartë se nëse sulmet kibernetike janë kryer duke hakuar, apo dikush ka pasur qasje në këto informacione dhe i ka publikuar.