Skip to content
Aktualitet

Gjendje alarmante në Fier, rriten infektimet me Covid 19, mes tyre dhe foshnje

· 2 min lexim

Pas Tiranës, Fieri renditet i dyti nga qytetet me infektimet dhe vdekshmërinë më të lartë në vend.  Në ditët e fundit shifrat kanë pësuar një rritje mjaft të ndjeshme .

Sipas njoftimeve  të publikuara nga ISHP-ja, numri i të infektuarve ka shkuar në 2607 persona. Vetëm ditën e djeshme janë rregjistruar 76 raste të reja në Fier dhe 5 në Patos.

Virusi në këtë zonë nuk ka prekur vetëm pensionistët dhe moshat e mesme.  Një rast i rrall i infektimit me Covid është shfaqur dje (3shkurt) tek një foshnje e vogel e sapo lindur. Fatmirësiht rezultatet e tamponit rezultuan negativë për 4 fëmijë të tjerë.

Kujtojmë se dje Shqipëria arriti një kulm infektimesh duke e kaluar shifrën e  1000 të infektuarve. Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë 6 qytetarë. Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 581 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Nga shifrat dhe vdekjet e ditëve të fundit, tregohet qartë se qeveria ka dështuar me masat e marra. Ndoshta ka ardhur koha dhe për vendin tonë, sikurse shumë vende  të Europës, për të hartuar e ndërrmarë disa masa të reja më të rrepta e kufizuese, duke nisur nga baret apo grumbullimet e panevojshme.

Shifrat e të infektuarve

54 te papune e pensionistë
1 fëmijë 1 vjeç
2 efektivë policie në DVP Fier
9 biznese private
6 mësues
2 studentë
1 mjek dhe 1 infermier