Gjendet trupi i pajetë i një burri në Durrës, policia sqaron dyshimet e para

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Një trup i pajetë është gjetur në lagjen nr. 13 në zonën e plazhit.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se trupi i pajetë i përket një 60-vjeçari i veshur me rroba plazhi. Dyshohet se i ndjeri, endi i paidentifikuar është mbytur, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij.

Njoftimi i policisë:

Informacion Paraprak

Më datë 10.06.2019, në lagjen nr.13,Durrës, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 60 vjeç, 1.60 cm i gjatë dhe i veshur me rroba plazhi ngjyrë blu.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Po punohet për identifikimin e kufomës dhe shkakun e mbytjes.

Shpërndaje
Share.

Komento