Skip to content
Kryesore

Gjendet thika e krimit, që u vra Martin Cani

· 1 min lexim

Pas 4 ditësh hetimesh, është gjetur thika e përdorur në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Thika, së bashku me çantën e shkollës, u gjet nga një qytetar në zonën e “Rrugës së Elbasanit”, pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Burimet policore konfirmojnë se arma e ftohtë është gjetur gjatë kontrollit të territorit, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e ngjarjes tragjike vazhdojnë.

Njoftimi i Policisë:

“Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ditën e sotme, në afërsi të ATSh-së, në rrugën “Fadil Rada” është gjetur mjeti prerës (thika) që autori dyshohet se ka përdorur gjatë ngjarjes”, njoftoi Policia e Tiranës”.

Autori i krimit ndodhet ende në spital pasi gjatë konfliktit ka dëmtuar ligamentet e dorës me thikë, ndërsa ditën e sotme ai është vënë në dijeni për masën e arrestit në ambientet e spitalit ku ndodhet.