Skip to content
Të Gjitha

Gjendet pas 12 ditësh trupi i peshkatarit, u mbyt në lumin Drin

· 1 min lexim

Pas 12 ditësh është gjetur trupi i peshkatarit të mbytur në lumin Drin.

Trupi i Agim Zeqjas, 54 vjeç është nxjerrë nga polumbarët rreth 300 metra larg vendit ku është mbytur.

Peshkatari u mbyt në ujërat e lumit Drin pranë fshatit Ishull në Lezhë.

Polumbarët ,por edhe familjarët zhvilluan për disa ditë me radhë kërkime në ujërat e lumit, por pa rezultat, deri sa ditën e sotme trupi i tij ka dalë në sipërfaqe.