Skip to content
Të Gjitha

Gjendet një granatë e vjetër dore në Laprakë, policia jep detajet

· 1 min lexim

Një granatë dore e vjetër është gjetur në një shkurre në zonën e Laprakës në Tiranë. Granata është gjetur afër rrugës Dritan Hoxha e ç’aktivizuar pranë Spitalit Ushtarak, ndërsa në zonën rreth e rrotull nuk ka banesa.

Njoftimi i policisë 

“Më datë 21.09.2020, rreth orës 18:05, në Laprakë, në një shkurre është gjetur një granatë dore e vjetër, e ç’aktivizuar.

Granata është marrë nga forcat xheniere pa asnjë problem.”