Skip to content
Të Gjitha

Gjendet i pajetë një 60-vjeçar në Pogradec, ende nuk dihen shkaqet e vdekjes

· 1 min lexim

Gjendet i pajetë një 60-vjeçar brenda një banese në qytetin e Pogradecit.

Mësohet se 60-vjeçari u gjet i pajetë  nga pronari i banesës që kishte marrë me qira për pushime në këtë qytet.Sipas të dhënave paraprake personi nuk ka asnjë shenjë dhune.Ndërkohë pritet autopsia për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.