Skip to content
Kryesore

Gjendet i pajetë në konvikt një nxënës në Gjirokastër

· 1 min lexim

Një nxënësi 23 vjeçar, Simon Sholla, është gjetur i vdekur këtë të enjte në ambientet e konviktit të shkollës private “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër.

Të parët që e kanë gjetur të riun e pajetë kanë qenë shokët e tij të dhomës, të cilët kanë kujtuar se flinte por kur kanë parë shenja pa jetë, njoftuan menjëherë autoritetet e shkollës.

Policia mbërriti shpejt në vendngjarje për të hetuar rrethanat e vdekjes.

Nga hetimet e para, pranë trupit të Simon Shollës u gjetën preparate ilaçesh, të cilat dyshohet se mund të kenë shkaktuar vdekjen për shkak të konsumimit të tepërt.