Skip to content
Të Gjitha

Gjendet i pajetë 51-vjeçari nga Saranda, këto janë dyshimet e para të policisë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Sarandës.

Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në lagjen Nr.4 të këtij qyteti.

Dyshimet e para të ngjarjes janë për vetvrasje, ndërsa nuk përjashtohen as pistat e tjera të mundshme.

Viktima quhet Lavdosh Beshiku rreth 50 vjeç, nga Tepelena banor i lagjes nr. 4 në Sarandë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, zjarrfikësja dhe ambulanca ndërsa po punohet pët zbardhjen e plotë të saj.