Gjendet i mbytur 17-vjeçari në lumin Vjosa, babai i tij ngre akuza ndaj shokut të ngushtë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

17-vjeçari Matia Rizallari nga Këlcyra e Përmetit, prej 5 ditësh rezultonte i humbur. E ndërsa sot trupi i 17-vjeçarit është gjetur i pajetë nga vetë prindërit në vendin e quajtuer Ura e Dragotit.

Humbja e 17-vjeçarit u denoncua nga vetë familjarët e tij, të cilët i thanë policisë se djali i tyre kishte shkuar të lahej në lumë por nuk ishte kthyer në shtëpi. Të alarmuar, ata e kishin denoncuar ngjarjen në polici.

Familjarët e viktimës dyshojnë se djali i tyre është vrarë nga shoku i tij, të cilët i kanë bërë publik edhe identitetin. I ati i viktimës Arjan Rizallari ka ngritur akuza të forta ndaj Egliter Dostit, 25 vjeç.

Mësohet se në polici është shoqëruar Egliter Dosti 25-vjeç, shoku i viktimës.

Babai i 17-vjeçarit që u gjet i vdekur në pranë urës së Dragotit ka treguar personin për të cilin dyshon se i ka vrarë të birin. Arjan Rizallari shprehet se djali i tij Matia nuk është nisur për t’u larë në Vjosë, por e ka vrarë shoku tij, Egliter Dosti. Ky i fundit sipas babait të viktimës është një ish-ushtar me pagesë i akuzuar për dezertim.

“Djali im shoqërohej me Dostin. Ai ma ka vrarë djalin. Matia nuk u nis për t’u larë në Vjosë. Egli është larguar për në Sarndë ditën që humbi im bir,”- mësohet të jetë shprehur Rizallari.

Ajo ç’ka e bën më të dyshimtë këtë fakt është fakti që 25-vjeçari është larguar drejt Sarandës, ditën që ka humbur adoleshenti.

Informacion paraprak i policisë:

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:15, është gjetur i pajete, (i mbytur) në shtratin e lumit Vjosë, pranë “Urës së Dragotit”, shtetasi M.R., 17 vjeç, banues në fshatin Beduqas, Bashkia Këlcyrë.

Në datën 10.06.2019 familjarët e 17 vjeçarit kanë bërë denoncim pranë Postës së Policisë Këlcyrë për largimin e tij nga banesa.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shpërndaje
Share.

Komento