Një 65-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Librazhd.
Mësohet se viktima është identifikuar si Lumturie Hyseni.
Fqinjët e saj lajmëruan policinë, pasi ajo nuk po përgjigjej në telefon.
Është dashur ndihma e zjarrfikësve, të cilët hipën nga ballkoni për të hapur derën.
E moshuara jetonte e vetme, pasi fëmijët i kishte në emigracion.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.