Skip to content
Të Gjitha

Aksident në Librazhd-Përrenjas, kamioni përplaset me urën hekurudhore

· 1 min lexim

Një aksident pa pasoja për jetën është regjistruar paraditen e sotme në aksin Librazhd-Përrenjas.

Një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut, është përplasur me këmbën e një ure hekurudhore pranë fshatit Hotolisht.

Si pasojë e përplases është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit, ndërsa kamioni pas pësuar dëme serioze.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpërqëndrimi i drejtuesit të kamionit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.