Skip to content
Të Gjitha

Gjenden dy armë zjarri në lumin Shkumbin, dyshohet se janë përdorur në atentatet e mëparshme në Elbasan

· 2 min lexim

Në lumin Shkumbin, gjatë një operacioni nga polumbarët e forcave RENEA janë gjetur dy armë zjarri. Mësohet se polumbarët u futën fillimisht për të kërkuar thikën me të cilën u masakrua për vdekje mbrëmjen e 29 korrikut Regis Runaj nga autori Euglen Halili.

Por gjatë kontrollit në lumin Shkumbin polumbarët arritën të nxjerrin nga uji vetëm dy armë zjarri. Ndërkohë armët e zjarrit janë dërguar për ekzaminim në laboratorin shkencor në Tiranë, pasi policia dyshon se këto armë janë përdorur edhe  në ngjarje të tjera kriminale në zonën e Elbasanit. Emde nuk ka informacione nëse Xhulion Hoxha dhe Euglen Halili, të arrestuarit e sotëm për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Riges Runajt, kanë lidhje me këto armë apo jo.

Njoftimi i policisë
Elbasan

Pamjet gjatë kontrollit në lumin Shkumbin nga ana e Polumbarëve të Reneas për gjetjen e thikës me të cilën autorët kanë kryer krimin. Nga tërësia e hetimeve, rezulton se autorët armën e krimit e kanë hedhur në lumë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit Shkumbin”.

Gjatë paradites së sotme, u finalizua operacioni policor i koduar “Shkumbini”, ku u zbardh dhe dokumentua me prova ligjore ngjarja e ndodhur më datë 29.07.2020.

Gjatë operacionit, u kapën dhe u vunë në pranga 2 autorët e dyshuar të vrasjes së shtetasit R. R. Këta autorë, dyshohet se janë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasanit.

https://www.facebook.com/1502420603377639/posts/2825301954422824/?vh=e