Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Gjeja forcë tek ata që më pyesnin”, rrëfimet e dy grave për betejën me kancerin e gjirit

15:45 31/10/2021
Reading Time: 4 min lexim

Në Shqipëri kanceri i gjirit ka tendencë në rritje. Ai prek afro 600 gra dhe vajza në vit, prej të cilave një e treta humb jetën.

Kanceri i gjirit kërkon sensibilitet, forcë, kurajë, por dhe mbështetje.
Në zonat periferike gratë e prekura përballen ende me më shumë vështirësi për të kapërcyer këtë sfidë.

Nazife Ramadani dhe Angje Kola janë dy gra në qytetin e Pukës që pasi janë kuruar nga kanceri i gjirit kujtojnë dhimbshëm fazat e para. Ato e konsiderojnë të rëndësishme mbështetjen e fëmijës, shoqërisë dhe stafeve të punës për t’u përballur me sëmundjen.

“Unë e përjetova për momentin me vështirësi, pastaj i mblodha forcat dhe thashë unë do ta luftoj deri në fund. Një mbështetje shumë të madhe unë kam pasur nga familja, bashkëshorti im, nga gjithë farefisi i burrit, gjithë farefisi ime dhe në përgjithësi gjithë shoqëria më ka trajtuar në mënyrën më perfekte. I bëj thirrje gjithë drejtuesve të institucioneve kudo që janë që këtë kategori të sëmurësh, ju lutem shumë mos i stresoni kur vijnë në punë. Unë për vete kam gjetur ngrohtësi nga kolektivi, nga drejtuesit qoftë të arsimit ku kam punuar, qoftë të institucionit ku kam shkuar”, rrëfen Nazife Ramadani.

“Të them të drejtën në fillim kam pasur shumë turp. Punoja në një repart me 50-60 punëtore dhe e ndieja veten shumë të turpëruara. Por nga leximet që bëra, nga rrëfimet e atyre që e kishin përjetuar këtë sëmundje e kuptova që kjo jo vetëm që nuk është për të pasur turp, por është për të pasur forcë, për veten, për familjen, për shoqërinë që e mbajnë këtë sëmundje shumë të mbyllur, nuk arrijnë që të komunikojnë. Në ditët e mia më të vështira unë kam gjetur përkrahje forcë tek njerëzit që më pyesnin si je e më thoshin do bëhesh më mirë”, tregon Angje Kola.

Por a duhet të ketë turp një grua që preket nga kanceri i gjirit?
Mësuese Nazife Ramadani, por dhe Angje Kola apelojnë për kontroll periodik dhe jo neglizhencë. Për ato që kanë provuar dhimbjen e një situate të tillë, për gratë dhe strukturat nuk duhet të mjaftohen vetëm me tetorin rozë.

Kanceri i gjirit, sëmundje nga e cila fatkeqësisht vuajnë shumë gra në Shqipëri, kërkon sensibilitet, forcë, kurajë, por dhe mbështetje.

Në Pukë, e renditur një ndër zonat më të pastra në Shqipëri në këtë aspekt, kanceri i gjirit u shfaq në shumë gra dhe vajza të zonës kryesisht pas demontimit të municioneve luftarake në masivin pyjor të Tërbunit rreth vitit 2009.

Mentaliteti bën që gratë në zona rurale shpesh dorëzohen përballë kancerit të gjirit, teksa zgjedhin të mos tregojnë, e për pasojë dhe të mos mjekohen.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Autobusi me pasagjerë përplaset me furgonin në Qafë Thanë-Librazhd, humb jetën shoferi

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English