Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gërdeci ishte sabotazh? Fatmir Mediu bën deklaratën e fortë

17:06 20/10/2023
Reading Time: 2 min lexim

Teksa para disa diëtsh u zhvillua senaca gjyqësore për çështjene Gërdecit, ditën e sotme ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka bërë një deklaratë të fortë.
Ai ishte i ftuar në një emision në “Top Neës”, ai u shpreh se më përpara kanë qenë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme, duke nënkuptuar se shpërthimi mund të jetë bërë në kuadër të një sabotazhi.

“Ka nisur një process i paligjshëm dhe tenton të krijojë një lloji procesi publik. Seanca e parë shërbeu për krijimin e një momenti emotiv dhe asgjë tjetër. Sicc e thatë dhe ju akuza ime ishte shpërdorimi i detyrës. Prokuroria ka rënë dakord që Mediu nuk ka lidhje me shpërthimin e Gërdecit. Nga dëshmitarët ishte e qartë se as kam qenë në Gërdec dhe as kam pas lidhje me familjarët dhe as me mënyrën si është bërë procesi nga kompania private.
Kur ndodhin ngjarje të tilla duhen parë në një kontekst më të gjerë se sa konteksti i ngushtë politik apo i momentit. Për faktin, sepse ne nuk jetonim në një pranverë anëtarësimi në NATO. Anëtarësimi i Shqipërisë pa dyshim që kishte kundërshtarët e vetë, qoftë fqinj, qoftë interesa që nga pikëpamja gjeopolitike nuk janë për zgjerimin e NATO-s në Ballkan. Këtë e ka bërë të qartë Putin në Konferencën e Sigurisë në Mynih që ka thënë që Ballkani është backyard i Rusisë dhe ne nuk lejojmë zgjerimin. Në kemi pasur një paralajmërim kur unë kam qenë në Bruksel sëbashku me drejtorin e Shërbimit Informativ të Ushtrisë, që ne duhet të kishim vëmedje për ngjarje të jashtëzakonshme që mund të ndodhnin para marrjes së ftesës për anëtarësim. Është bërë e qartë edhe në takim nga zv drejtoreshën e inteligjencës së NATO-s. Më tej ne e kemi prezantuar këtë shqetësim te kryeministri, te kreu i SHISH, te presidenti, te shefi i shtabit dhe ka shkresa për këtë.

Drejtori i SHISH ka sjellë disa fakte, të cilat nuk e devijojnë hetimin, por nga pikëpamja e një shteti serioz patjetër që duhet analizuar, jo nga gjykata por nga strukturat e sigurisë që marrin gjithë informacionin e inteligjencës për të dalë në një përfundim.

Këto info nuk u analizuan asnjëherë. Dhe është e turpshme për këtë shtet që nuk i analizon jo për efekt të procesit gjyqësor, por për efekt të sigurisë së vendit. Unë i kërkroj dhe më thonë që i kemi konfidenciale.

Nëse ka një ngjarje që duhet analizuar dhe duhet analizuar seriozisht është kjo. Nëse ka një paralajmërim nga Nato nëse ka një informacion nga drejtori i SHISH për konflikt biznesi, për pjesëmarrje ose prezencë të njerëzve që nuk kanë interes për Shqipërinë, apo edhe për interesa të shërbimeve inteligjente …. Dhe po e them konkretisht për kreun e Shërbimeve Inteligjente maqedase, që është ai që ka krijuar atë situatë në Kumanovë që ka pas dorë në këtë process, atëherë le ta analizojmë, nëse ka pasur ndërhyrje apo jo. Nuk i kam thënë unë keto janë pjesë të dokumentacioneve që janë në Këshillin e Sigurimit, tha Mediu

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para
Trashëgimtarët e Berlusconit kanë një kërkesë të veçantë

Trashëgimtarët e Berlusconit kanë një kërkesë të veçantë

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English