Skip to content
Kryesore

Gazetari Artan Hoxha në pranga, Elton Qyno nën masën e detyrimit për paraqitje

· 2 min lexim

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar sot dy urdhër-arreste për gazetarët e kronikës Artan Hoxha dhe Elton Qyno.

Hoxha është lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa për Qynon është caktuar masa e detyrimit për t’u paraqitur.

Sipas burimeve, Hoxha akuzohet si “anëtar i organizatës kriminale”, ndërsa Qyno për akuzën e korrupsionit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili tha se gazetari Elton Qyno ka demaskuar me guximin më të madh lidhjet e Edi Ramës me krimin dhe se nuk ka lidhje me gazetarin Artan Hoxha. Këtë të fundit e akuzoi si anëtar aktiv i paguar i bandës Bajri-Gjoka.

Nuk mund ta mbyll këtë ekspoze para jush pa dënuar me forcën më të madhe vendosjen e masave kufizuese ndaj gazetarit guximtar, Elton Qyno, i cili në një shërbim të madh ndaj vendit ka demaskuar me guximin më të madh lidhjet e Edi Ramës me krimin. Rrëmbimi i tij nga Dumani është një nga ngjarjet më dramatike në historinë e Shqipërisë.

Grabitja e telefonave të tij për të shpëtuar Ramën nga dokumente që e konpromentojnë perbejne nje akt kriminal te vertete ne mbrojtje te Rames. Kërkoj heqjen e menjëhershme të masave ndaj gazetarit Elton Qyno. I shpreh atij solidaritetin tim të plotë. Ata që vendosen këto masa, ata kerkojne të mbyllin kanalet e transparencës së mediave.

Vendosja e masave njëkohësisht ndaj Elton Qynos, gazetarit guximtar dhe trim me Artan Hoxhën, anëtar i damkosur i bandës së Bajrit të partisë, i paguar nga bandat por i mbrojtur nga Altin Dumani deri së fundi sa u detyrua të vendosë një masë arrest shtëpie.

Ndërkohë që informoj publikun që dokumente zyrtare informojnë se Artan Hoxha ka shkelur detyrën e gazetarit dhe është bërë anëtar aktiv i paguar i bandës Bajri-Gjoka të partisë. Nuk kanë asnjë lidhje këta dy gazetarë me njëri tjetrin, por lidhja qëndron në poshtersinë e Dumanit që kërkon t’i paraqese të inkriminuar së bashku.“-tha Berisha.