Gati marrëveshja, Granit Xhaka do bashkohet me Mourinhon tek Roma

Roma dhe Arsenali janë në prag të arritjes së një marrëveshjeje për mesfushorin Granit Xhaka.
Roma kanë qenë në ndjekje të Xhakës gjatë gjithë verës, me trajnerin e ri Jose Mourinho duke e bërë kapitenin e Zvicrës një objektiv prioritar transferimi, por ata ende nuk kanë mbledhur paratë e kërkuara.
Por sipas Sky Sport Italia, detajet e fundit për transferimin e Xhakës në Romë tani janë duke u diskutuar. Ata gjithashtu raportojnë se planet janë në rrugën e duhur që Xhaka – marrëveshja e të cilit me Arsenalin skadon në qershor të vitit 2023, pritet bashkohet me shokët e tij të rinj të Romës në turneun e tyre para-sezonal në Portugali javën e ardhshme.
Xhaka tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Romën me vlerë pagës të raportuar 2.1 milion £ deri në qershor të vitit 2025 por arritja e një marrëveshje me Arsenalin ka qenë shumë më e vështirë.
Topçinjtë nuk pranojnë më pak se 17 milionë euro për ish-kapitenin e tyre. Por sipas burimeve Roma tani po përpiqet të kapërcejë tarifën prej 17 milion £ duke hedhur disa bonuse dhe shtesa të lidhura me performancën.
Tashmë që Arsenali që ka nënshkruar mesfushorin Albert Sambi Lokonga nga Anderlecht në një marrëveshje prej 17 milion £, ata kanë qenë më të gatshëm për të shitur Xhakën te Roma.