Skip to content
Politikë

Gara për kreun e PD, Edit Harxhi prezanton programin politik: Ja shtyllat kryesore!

· 2 min lexim

Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edit Harxhi ka paraqitur programin politik të saj. Harxhi e ka quajtur këtë program si “Vizioni i ri mbi idealin e viteve 1990”.

Ajo ka prezantuar sot programin, që synon ringritjen e Partisë Demokratike që siç thotë ajo do të shënojë edhe fundin e tranzicionit shqiptar.

Programi është i ndarë në dy pjesë, ndryshimet e propozuara statutore dhe organizative dhe pjesa e dytë shtyllat ideologjike dhe programore të Partisë Demokratike.

Harxhi zotohet se nëpërmjet shtyllave të paraqitura në programin e saj synon një Parti Demokratike ideologjikisht të qartë, të fortë, antikomuniste, euroatlantike, meritokratike, e kthyer në shtëpinë e të gjithë të djathtëve dhe qytetarëve të lirë.

Harxhi thotë se do te vije ne pushtet duke u bazuar ne keto shtylla: 

✓ liria e individit,
✓ antikomunizmi dhe dëmshpërblimi i të persekutuarëve dhe pronarëve të ligjshëm,
✓ çështja kombëtare dhe interesi kombëtar,
✓ lufta kundër korrupsionit dhe fundi i tenderëve të përcaktuar,
✓ listat plotësisht të hapura për zgjedhjet e përgjithshme dhe këshilltarë vendorë,
✓ rinia shqiptare dhe punësimi i tyre,
✓ prodhimi bujqësor dhe industrial, si dhe mbrojtja e prodhimit shqiptar përballë importit,
✓ ngritja e turizmit, bujqësisë dhe energjetikës mbi baza të një konsensusi kombëtar dhe jo vetëm mbi nivele tarifore.

Lexoni të plotë programin politik që paraqiti Edit Harxhi