Skip to content
Të Gjitha

Futbolli në zi, humb jetën në moshën 18-vjeçare lojtari i Skënderbeut

· 1 min lexim

Një lajm i rëndë vjen nga qyteti i Korçës.

Ish-futbollisti i Skënderbeut Dorjan Tahirllari ndërroi jetë në moshën 18-vjeçare duke humbur betejën me sëmundjen e rëndë që vuante prej disa kohësh.

Ai vuante prej tumorit malinj në stomak, shtyllën kurrizore dhe në veshka, teksa kërkoi ndihmën e njerëzve për të kryer operacionin.

Dorjani zbuloi sëmundjen e rëndë para një viti dhe kreu 5 operacione për të larguar masën tumorale.

Familja e tij bëri shpesh apel për ndihmë në media për të mundësuar të ardhurat e nevojshme për kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale.

Fatkeqësisht i riu nuk arriti të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë duke ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.