Skip to content
Të Gjitha

Francë\ Prostituta gjendet e pajetë në park, kishte tatuazh emrin e shqiptarit

· 1 min lexim

Një trup, gjysmë i djegur,  është gjendur i pajetë në Mougins, në Francë.

Pas këqyrjes së tij, prokuroria ka arritur të bëj identifikimin e viktimës.

Bëhet fjalë për një prostitutë nga Europa Lindore, 37 vjeç, që jetonte në zonën e  Grassës.

Po ashtu, ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi në trupin e viktimës një tatuazh.

Në tatuazhin, i cili ishte në krah, gjendej emri i një mashkulli shqiptar.

Megjithatë, identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Nuk dihet ende se çfarë e lidh atë me viktimën, por policia po heton mbi detajet.

Trupi është gjetur të mërkurën në mëngjes nga një kalimtar, i cili njoftoi më pas policinë.