Skip to content
Bota

“Franca po luan një lojë të ndyrë”/ Eurodeputetja ‘shuplakë’ Macronit pas qëndrimeve të tij për negociatat

· 2 min lexim

Eurodeputetja Tanja Fajon është një nga figurat politike, e cila ka kundërshtuar ashpër qëndrimet e presidentit francez, Emanuel Macron, për negociatat me Shqipërinë.

Në një postim në Twitter, Fajon është shprehur, se Franca po luan një lojë të ndyrë dhe ka marrë peng BE-në.

Më tej ajo shton se Franca po minon interesin e BE-në Ballkan.

Sipas eurodeputetes, të gjithë palët do ta paguajnë qëndrimin e Macron.

Zhgënjimi i Fajon për mos arritjen e dakordësisë për Shqipërinë dhe Maqedonin e Veriut, shihet dukshëm në rreshtat që ajo ka ndarë në rrjetet sociale.

Fajon kishte reaguar edhe dy ditë më parë, duke e quajtur një turp këtë që po bën Macron, ndërsa i bënte thirrje të zgjohej.

“Jam ekstremisht e zhgënjyer që Bashkimi Europian humbi edhe një tjetër mundësi për të demonstruar se çështjet e zgjerimit ka rëndësi dhe se ne i mbajmë premtimet tona.

BE është marrë përsëri peng nga  Franca, që nuk e kupton dhe vazhdon të minojë interesin tonë për Ballkanin.

Maqedonia e Veriu dhe Shqipëria nuk morën dritën jeshile për të hapur bisedime me BE dje.

Besueshmëria e Unionit është shkatërruar.

Fanca po luan një lojë të ndyrë politike dhe kam frikë se të gjithë do ta paguajmë çmimin.

Kjo është e papranueshme”, shprehet Fanjon.