Skip to content
Të Gjitha

Foto/ Shiu dhe shtrëngatat “shkatërrojnë” varrezat e qytetit në Lezhë

· 1 min lexim

Shiu dhe era e fuqishme kanë shkaktuar jo pak probleme në qarkun e Lezhës.

Situata u bë aq e rëndë sa janë dëmtuar dhjetëra varre tek varrezat e qytetit, si rezultat i shkëputjes së disa pishave.

Siç duket edhe në foton e mëposhtme, pemët e rrëzuara kanë përfunduar mbi varre duke i shkatërruar ato.

Siç edhe ishte parashikuar zonat veriore po përballen me një mot të ftohtë dhe me reshje borë në lartësitë mbi 1200 metra.

Ndërsa zonat e ulëta kanë prani të erës dhe të shtrëngatave dhe kjo është shoqëruar me rënie pemësh e bllokim rrugësh.