Skip to content
Të Gjitha

FOTO/ Mjaftuan pak pika shi dhe në pak minuta… 2 aksidente në Tiranë

· 1 min lexim

Mëngjesi i së enjtes në kryeqytet, përveç se me reshje shiu, ka sjellë edhe dy aksidente automobilistike që kanë vështirësuar jo pak trafikun e rrëmujshëm të Tiranës.

Pakujdesia e shoferëve dhe ngutja që shqiptarët tregojnë në timon, ka bërë që dy aksidentet të sjellin kaos në disa akse, që në orët e para të ditës, kur të gjithë nxitojnë për në punë.

Një aksident është regjistruar sot në Unazën e Madhe, pranë Kopshtit Botanik. Ngjarja ndodhi pikërisht mëngjesin e sotëm.

Foto ku shihet se në aksident është përfshirë një automjet kamion, ndërkohë që kjo ka sjellë dhe bllokimin e kësaj rruge, tashmë kanë bërë xhiron e rrjetit.

Deri tani nuk dihen shkaqet e sakta të këtij aksidenti, ndërsa policia shkoi menjëherë në vendngjarje. Po ashtu, aksidenti tjetër i trefishtë u regjistrua mëngjesin e sotëm tek “Rruga e Elbasanit”, ku pati vetëm dëme materiale.

723f5cfc 9b08 4056 9b02 Cc61f7af404f

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

/GazetaReforma.com/