Në një shikim të shpejtë ato duken kështu si dallgë, por në fakt bëhet fjalë për një iluzion i prodhuar nga malet shqiptare të mbuluara me borë që dalin në horizont.
“Repubblica.it” ka publikuar disa imazhe të kapura nga Salento, Itali dhe në fotot e Maria Pacoda pikat e vëzhgimit ndryshojnë, por relievet janë gjithmonë të dukshme falë qiellit të qartë.
“Jemi në Santa Cesarea, në Salento, ku fotoja është realizuar në ditët e ftohta me qiell të kthjellët nga Maria Pacoda,” shkruan edhe “corriere.it”.
Dhe magjia përsëritet….