FOTO/ Kaq ishte! Moderatorja e njohur shqiptare i jep fund lidhjes 4- vjeçare me biznesmenin për arsye…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe femrat VIP të ekraneve që duket se jetojnë mes të mirave nga të dashurit bosë që i kanë edhe “sponsorë” apo “menaxherë”, duket se vuajnë në fushën e ndjenjave.

Moderatorja e njohur shqiptare,  Luana Vjollca, i ka dhënë fund historisë 4-vjeçare me biznesmenin e njohur nga Kosova, Krenar Çoçaj.

Ky i fundit mësohet se ishte edhe menaxheri i saj në karrierën muzikore ku Luana provoi si këngëtare.

Ky lajm do të kishte mbetur në heshtje, nisur nga fakti që ata nuk kanë foto në çift së bashku, të cilat mund t’i fshijnë pas ndarjes. Por, përveçse kanë hequr njëri-tjetrin nga “Instagram”-i, shkak për të zbuluar këtë ndarje, u bë mungesa e Krenar Çoçajt në ditëlindjen e moderatores, e cila pak ditë më parë festoi 29-vjetorin.

Krenari nuk u pa askund në festën e saj, ndërkohë që vitet e tjera ai ka qenë organizatori, financuesi dhe surprizuesi i ditës së saj më të rëndësishme të jetës.

foto galeri

Mësohet se gjithçka ndodhi pasi ata u kthyen nga pushimet pak para ditëlindjes së Luanës, meqenëse 1 shtatori duhej ta gjente Luana Vjollcën në punë, në përgatitjet e nisjes së sezonit të ri televiziv.

Prej ditësh, Luana ka treguar se po punon për një tjetër projekt muzikor, por pa dhënë shumë detaje. Sipas burimeve të njerëzve të tyre të afërt, flitet se shkak u bë bashkëpunimi i para pak javëve me këngëtarin mjaft të njohur latin, Jay Santos, i cili erdhi posaçërisht në Tiranë, ku u takua me Luanën.

Jay Santos ndau edhe momente nga xhirimet që u realizuan në Shqipëri, ku i bëri tag Luanës. Me publikimin e klipit nuk munguan komentet e fansave që vinin në dukje afeksionin dhe kiminë mes tyre.

Luana Vjlllca

Sipas burimeve, Krenari është bërë xheloz, pasi ky bashkëpunim i Luanës me latinin seksi nën mbikëqyrjen e tij, duket se i ka dalë nga parashikimi. Kujtojmë që këtë vit ata kishin planifikuar edhe ceremoninë e dasmës, por që vendosën ta shtynin në pranverë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Luana dhe menaxheri i saj nga Prishtina, Krenar Çoçaj, kishin caktuar vitin 2020 për dasmën e tyre dhe celebrimin gjatë një ceremonie në breg të detit në Gjirin e Lalzit, njësoj siç bëri motra e saj, Marina Vjollca, me reperin e njohur, Getoar Selimi.

/Burimi: Panomama.com.al/ GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento