Skip to content
Të Gjitha

Formula 1\ Lewis Hamilton fiton në Turqi, shpallet kampion bote për të shtatën herë

· 1 min lexim

Formula 1 tani më ka një kampion bote  legjendë i cili ka barazuar ditën e sotme, legjendën e deri tanishme të garave në këtë sport  Michael Schumacher.

Piloti i Marcedesit, Luis Hamilton, fitoi Grand Prix të Stambollit, ku pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe reshjeve të shumta të shiut ia doli të mbërrinte i pari në vijën e “Finishit|” duke lënë pas pas Sergio Perez dhe Sebastian Vettel.

Britaniku sot, pas triumfit në pistën e Stambollit, fitoi për herë të 7-të titullin e kampionit të botës si pilot në Formula 1, duke barazuar edhe në këtë tregues legjendën Mikal Shumaker, i cili cilësohet edhe si piloti më i mire i të gjitha kohërave.

Gjatë fjalës së tij Hamilton tha se kjo fitore ishte për të gjithë ata fëmijë që besojnë te gjërat e pamundura.

“Kjo është për të gjithë ata fëmijë, që besojnë te gjërat e pamundura. Ato mund të bëhen realitet”, ishin fjalët e Hamiltonit me zërin që i dridhej, para se të kthehej në bokse e të festonte me skuadrën e tij .