Skip to content
Të Gjitha

Formacionet zyrtare Shqipëri-Bjellorusi, Reja befason me zgjedhjet

· 1 min lexim

Shqipëria luan sot në orën 16:00 finalen për vendin e parë në grupin 4 të Ligës C në Nations League.

Kuqezinjtë e Edi Rejës, me 8 pikë, presin Bjellorusinë (10 pikë) në “Air Albania”, takim që duhet fituar për ta mbyllur në krye të grupit.

Amir Abrashi dhe Elseid Hysaj janë mungesat e mëdha në këtë sfidë, teksa trajneri italian i kombëtares ka vendosur për “luftëtarët” që do e nisin ndeshjen e sotme si titullarë.

Jurgen Gjasula rikthehet si titullar në mesin e fushës.

Ashtu siç pritej, Qazim Laçi do të jetë zëvendësuesi i Abrashit, teksa Albi Doka do të zërë vendin e Hysajt.

Myrto Uzuni ka përfunduar në stol, teksa si titullar do ta nisë Hysen Memolla. Sulmi nuk ndryshon dhe dyshja Manaj-Cikalleshi kanë detyrim shënimin e golave.