Skip to content
Aktualitet

FNSH e Renea “zbarkojnë” në Elbasan te resorti i Çapjave, arrestohen 2 persona

· 2 min lexim

Një kontroll “blic” i policisë ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit, ka bërë që 10 persona të shoqërohen në polici e dy të tjerë të arrestohen.

Personat e arrestuar dyshohen se vepronin si grup kriminal në fushën e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e treta. Pas këtij operacioni masiv, mesa duket policia e Elbasanit ende po qëndron për kontrolle të tjera më të imtësishme në këtë qytet.

Dy shtetasit e ndaluar janë M. K., 32 vjeç dhe M. K.,  56 vjeç. Kontrolle janë bërë edhe në resortin e Çapjave që ndodhet në qytetin e Elbasanit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacionit që nisi dje në Elbasan janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

M.K., 32 vjeç, dhe  M.K., 56 vjeç të dy banues në Tiranë , për veprën penale ”Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, në formën e kontrabandimit të njerëzve”, kryer në bashkëpunim

Më herët gjatë operacionit të ndjekur me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me  Drejtorinë  e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan janë arrestuar e ndaluar edhe 8 persona, ndërmjet tyre dhe kreu i grupit një shtetas turk.

Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin, vepronin si grup kriminal, duke organizuar transportin  e shtetasve të huaj nga Kufiri i Gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Malit të Zi.

Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.