Një ditë me parë u finalizua operacioni “Nikla” dhe u vunë në pranga katër persona. Në prangat e Policisë kanë rënë: E. C. (Ç)., 28 vjeç; F. L., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në Itali; L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, të gjithë banues në Krujë. Ndërsa në kërkim janë shpallur; A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë.
Personat në fjalë kanë droguar dhe abuzuar seksualisht një 17-vjeçare nga Kruja dhe jo vetëm kaq. Banesa e adoleshentes u bë shënjestër e një sulmi me tritol mesnatën e kaluar. Lënda plasëse u pikas nga e ëma e 17-vjeçares dhe nuk shpërtheu, ndërkohë që autori, 23 vjeç, me inicialet A.B., banues në Krujë, është shpallur në kërkim.
Së fundmi e mitura ka rrëfyer detaje nga ngjarja. Në një intervistë për News 24, adoleshentja ka treguar se në moshën 16-vjeçare në festën e ditëlindjes së saj, i kanë dhënë të konsumojë kokainë dhe se e kanë shfrytëzuar si prostitutë për tetë muaj.
17-vjeçarja shprehet se djemtë që ajo denoncoi kanë tentuar ta trafikojnë edhe në Greqi dhe ekërcënon që nëse i denonconte, do i trafikonin motrat.
“Jam abuzuar seksualisht që kur isha 16 vjeçe. Me jepnin drogëra të forta dhe më detyronin të kryeja marrëdhënie me ta. Shpesh herë edhe më dhunonin fizikisht. Më parë kam konsumuar hashash. Kur festova ditëlindjen e 16-të një djalë që më ngacmonte më dha kokainë. Ajo më bënte të mos isha e përgjegjshme për veprimet e mia. Jam shfrytëzuar si prostitutë për 8 muaj. Para akteve seksuale që kryheshin pa vullnetin tim më jepnin drogë. Ata shfrytëzonin faktin që babai im ishte në burg. Kanë tentuar të më trafikojnë edhe në Greqi. Shpesh më kërcënonin se do abuzonin seksualisht dhe do trafikonin motrat e mia nëse unë i denoncoja. Kam qëndruar 3 muaj në një qendër rehabilitimi në Vlorë. Tani jam e pastruar nga droga dhe u bëj apel gjithë bashkëmoshatarëve të mos i besojnë askujt por vetëm familjarëve. Vetëm ata ta duan të mirën,”- rrëfen adoleshentja.