Skip to content
Aktualitet

Fjolla Morina “ngec” në Kukës, ja vendimi i gjykatës për të (DETAJE)

· 1 min lexim

Gjykata e Kukësit pas disa shtyrjes së seancës ndaj këngëtares kosovare Fjolla Morina, ka dhënë vendimin për të.

Këngëtarja është dënuar me vendimin “Arrest shtëpie” nga Gjykata e Kukësit.

Kujtojmë se seanca ka nisur rreth orës 13:00,ku Morina u detyrua të rikthehej. Gjatë seancës së parë të zhvilluar rreth orës 08:20 të mëngjesit, Morina ka deklaruar se është shtatzënë dhe ka kërkuar që të lihet në arrest shtëpie.

Duke qenë se deklarata e Morinës u është dukur e dyshimtë, gjyqtarët e çështjes kanë kërkuar një dokument nga mjeku gjinekolog që e vërtetonte se këngëtarja është shtatzënë, prandaj edhe e kanë shtyrë seancën për në orën 13:00.

Për të kryer vendimin e Gjykatës së Kukësit, këngëtarja Morina do të jetë e detyruar të jetojë në qytetin e Kukësit derisa të ketë një vendim të dytë nga Gjykata.

Ndërkohë me një muaj burg janë dënuar dy miqtë e saj, shoferi i saj Fitim Muji si dhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilët po udhëtonte drejt Tiranës.