Skip to content
Të Gjitha

Fitoi luftën me sëmundjen e rëndë, fotoja e shqiptares vendoset në Paris

· 1 min lexim

Fotoja e një vajze nga Kosova që fitoi luftën me sëmundjen e leuçemisë është vendosur në Paris.

Sipas “Indeksonline”, bëhet fjalë për Arlinda Morinën.

Vitin e kaluar ajo u përball me sëmundjen, por në asnjë moment regjisorja nuk është dorëzuar.

Morina karakterizohet për energjinë, talentin dhe dashurinë ndaj filmit.

Ajo i është rikthyer sërish jetës, si një nga heroina e kësaj sëmundje të rëndë.

Fotografia e saj është vendosur pranë kullës Eifel, në mesin e grave që luftuan kancerin dhe është shkrepur nga fotografi, Boubkar Benzabat.