Fitoi koncesionin e “Milot-Balldren”, arrestohet biznesmeni i 17-të për mashtrim me taksat

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka shkuar në 17 numri i biznesmenëve të arrestuar për skemën  e mashtrimit me TVSH-në.

Së fundmi në pranga ka rënë Agim Kola, administrator i kompanisë “Rr.s.M & Hidro Company”.

Kola është një emër i njohur, pasi është edhe administrator i “ANK”, kompani e cila ka fituar koncesionin e projektit Milot-Balldren, shkruan “Shqiptarja.com”.

Opozita ka akuzuar disa herë maxhorancën në muajt e fundit për këtë projekt, duke e akuzuar për fryrje kostosh.

Kujtojmë këtu se pjesë e skemës janë edhe 16 biznesmenë të tjerë.

Prokuroria vendosi të lirojë 10 prej tyre, ndërsa 6 të tjerët ndodhen në arrest me burg për 20 ditë.

Biznesmenët, me lëshimin e faturave fiktive i shkaktuan shtetit një dëm prej 4 milion eurosh.

Hetimi ndaj tyre u krye nga drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Shpërndaje
Share.

Komento