Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka firmosur urdhin për izolimin në regjimin e 41Bis të bosëve të krimit. Ligji ka dy vite që ka hyrë në fuqi, qelitë e posaçme janë gati dhe që prej muajit mars, SPAK ka dërguar në Ministrinë e Drejtësisë 8 emra që duhen izoluar.
Emrat e dënuarve që do i nënshtrohen këtij ligji nuk janë bërë ende publike, por pritet të mësohen pas konferencës së ministrave Etilda Gjonaj dhe Sandër Lleshaj, si dhe kreut të SPAK, Arben Kraja.
Regjimi 41Bis parashikon një izolim të ashpër të të dënuarve, duke u pamundësuar çdo kontakt me botën jashtë, përfshirë takimet me familjarët.