Fillojnë incidentet 1 orë pas mbledhjes së KQZ, sulmohet KZAZ në Rrogozhinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një qendër KZAZ në Rrogozhinë është sulmuar vetëm një orë pas mbledhjes së KQZ. Sipas “TiranaPost”, disa persona kanë thyer fishekun e derës, ku më pas ka mbërritur edhe policia në qendrën e sulmuar. Gjithashtu policia ka vendosur edhe shiririn e sigurisë për të shmangur çfarëdolloj incidenti tjetër të mundshëm.

Ditën e sotme katër anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë marrë në mbrojtje nga njësia speciale e policies me kërkesë nga ata vetë. Nuk dhen ende nëse ata kanë marrë ndonjë kërcënim, pasi ata votuan kundër dekretit të Metës për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Katër anëtarët e KQZ që quajtën “nul” vendimin e Metës kanë marrë mbrojtje nga Ministria e Brendshme.

Për ngjarjen në Rrogozhinë ende nuk dihen detaje, por nënkuptohet se ka lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.

Nga ana tjetër opozita ka paralajmëruar prej shumë ditësh se nuk do të lejojë që zgjedhjet të mbahen me 30 qershor.

Shpërndaje
Share.

Komento