Ditën e sotme rreth ores 07:00, në Fier ka ndodhur një aksident.
Një automjet i tipit ‘Ford Focus’ ka rënë në aksin Fier-Patos, në një kanal në kthesën e Portëzës.
25-vjeҫari Adriano Saliaj, drejtuesi i makinës me targa AA 726 EG, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përfunduar në kanalin poshtë rrugës.
Mësohet për ‘balkanweb’ se ai është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Për shkak të përplasjes së forte, 25-vjeҫari dyshohet të ketë dalë nga dritarja e pasme e makinës. Akoma nuk dihet shkaku që ka bërë që Adriano Saliaj të humbas kontrollin e makinës.