Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Festivali i qilimit në Gjirokastër! Tradita ekspozohet në pazarin e qytetit

13:41 02/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Në Gjirokastër u zhvillua edicioni i katërt i “Qilim Fest”, një ngjarje kulturore që i dha jetë dhe ngjyra pazarit historik të qytetit, duke e kthyer në një skenë të gjallë ku tradita dhe artizanati u përjetuan nga afër.

Në këtë festival, qilimat me motive tradicionale, si zogu i gurit, rombet që evokojnë kalldrëmet apo lulet vendase, nuk ishin thjesht objekte për ekspozim apo shitje, por rrëfime të endura që përcjellin historinë dhe identitetin e zonës.

Pjesa më e veçantë e aktivitetit ishte përfshirja e fëmijëve në punë praktike me lesh, tjerrje dhe endje në tezgjah, duke krijuar miniqilima me ndihmën e mjeshtreve lokale.

“Është një mënyrë e bukur për t’i afruar të vegjlit me trashëgiminë tonë kulturore”, tha artizanja Eli Zhulati, teksa vlerësoi interesin dhe kënaqësinë që shfaqnin fëmijët gjatë punës.

Për shumë prindër, festivali ishte një mënyrë për t’u lidhur me të kaluarën.

“Në këtë kohë teknologjie, është shumë e rëndësishme që fëmijët të prekin me dorë traditën. Kjo përvojë ka vlerë të madhe për qytetin dhe për brezat që rriten,” u shpreh një prej tyre.

Krahas endjes së qilimave, në pazar u prezantuan edhe produkte artizanale dhe ushqimore nga prodhues vendas.

Moza, një zonjë që kultivon dhe përpunon fruta natyrale, solli për vizitorët liko dhe liker të përgatitur vetë, përfshirë edhe një risi këtë vit: likerin e shtogut.

“Ka shumë interes, turistët janë të shumtë dhe kjo është një mundësi për t’u prezantuar”, tha ajo.

Disa artizanë ngritën shqetësimin për konkurrencën nga produktet e fabrikuara jashtë vendit, të cilat qëndronin përkrah punimeve tradicionale, shpesh të trashëguara brez pas brezi.

Pavarësisht kësaj, “Qilim Fest” vijon të shërbejë si një urë mes brezave dhe një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin mbi vlerën e zejeve të vjetra shqiptare.

“Synimi ynë është të krijojmë eksperienca që nuk thjesht ekspozojnë, por përfshijnë vizitorin në procesin artizanal. Kemi organizuar disa pika interaktive, përfshirë kënde për fëmijët dhe eksperienca të tjera për turistët drejt kalasë,” tha organizatori Bjori Thana.

“Qilim Fest” tashmë është kthyer në një pikëtakim të rëndësishëm për kulturën, zejet dhe trashëgiminë, duke e bërë Gjirokastrën jo vetëm destinacion turistik, por edhe qendër të gjallë të identitetit kombëtar.

Etiketa: Festivali i qilimitGjirokaster

Të tjera

Studimi: Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA sjell kursime 71 mln euro në vit
Aktualitet

Studimi: Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA sjell kursime 71 mln euro në vit

Anëtarësimi i Shqipërisë në zonën SEPA pritet të sjellë kursime vjetore prej më shumë se 71 milionë eurosh në kostot...

19:58 26/12/2025
Mesazhi në dosjen Balluku: Rama kërkoi takim me Ramë Gecin, më pas fitohet tenderi
Aktualitet

Mesazhi në dosjen Balluku: Rama kërkoi takim me Ramë Gecin, më pas fitohet tenderi

Në dosjen hetimore ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku është zbardhur një komunikim që implikon drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama. Bëhet fjalë për...

18:21 26/12/2025
Para
Kush nuk mban kaskë të përgatitet për gjobë: Monopatinat, rreziku i rrugëve dhe një thirrje për ligj të ri në Shqipëri

Kush nuk mban kaskë të përgatitet për gjobë: Monopatinat, rreziku i rrugëve dhe një thirrje për ligj të ri në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Studimi: Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA sjell kursime 71 mln euro në vit

Studimi: Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA sjell kursime 71 mln euro në vit

19:58 26/12/2025
Mesazhi në dosjen Balluku: Rama kërkoi takim me Ramë Gecin, më pas fitohet tenderi

Mesazhi në dosjen Balluku: Rama kërkoi takim me Ramë Gecin, më pas fitohet tenderi

18:21 26/12/2025
GJKKO zbarkon me kontrolle në dosjen Balluku: Hetimet shtrihen te Bashkim Ulaj dhe Rrok Gjoka

GJKKO zbarkon me kontrolle në dosjen Balluku: Hetimet shtrihen te Bashkim Ulaj dhe Rrok Gjoka

16:38 26/12/2025
Turizmi po e fut ekonominë shqiptare në kurthin e varfërisë

Turizmi po e fut ekonominë shqiptare në kurthin e varfërisë

14:38 26/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.