Federata franceze ngatërroi himnin shqiptar, Macron i kërkon ndjesë kryeministrit Rama

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Emmanuel Macron i kërkoi ndjesë kryeministrit Edi Rama.

Kjo për gabimin e patolerueshëm sipas Presidentit Francez, të Federatës transalpine të futbollit që ngatërroi himnin shqiptar, mbrëmjen e kaluar.

Presidenti Macron vlerësoi reagimin e futbollistëve shqiptarë dhe e konsideroi të nevojshme, shprehjen e një ndjese të sinqertë.

Kryeministri Rama e ka çmuar gjestin e Presidentit të Francës, duke e falënderuar për mesazhin e ndjesës, pavarësisht se gafa e papranueshme është bërë nga Federata Franceze e Futbollit.

Sfida Francë-Shqipëri nuk nisi normalisht pasi organizatorët nuk kishin gati, himnin kombëtar shqiptar.

Në vend të tij ata luajtën himnin e Andorrës, rivali i kampionëve të Botës, ditën e martë.

Shpërndaje
Share.

Komento