“Faturat e dritave dhe taksat do paguhen një për një. Kurseni se s’u bë deti kos!”, Rama mbledh ministrat

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një mbledhje online ministren e Financave, Anila Denaj, ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, koordinatorin e situatës aktuale Arben Ahmetaj dhe ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj,  ku po flasin për COVID-19.

Kryeministri Edi Rama u ka thënë të gjithë shqiptarëve që të mos i hapin derën pronarit të shtëpisë kur t’u shkojë për t’u marrë qiranë në këtë kohë ‘lufte’ që Shqipëria po përballet me COVID-19, pasi sipas tij nuk është koha për të kërkuar qiratë.

“Mos i hapni derën pronarit, kur të vijë për qiranë,“- tha Rama.

Ndër të tjera, Rama tha se dritat nuk do falen dhe do paguhen nga çdo shtetas përndryshe do iu ndërpritet energjia elektrike, sepse nëse nuk paguhen atëherë ekonomia do rrënohet edhe më keq.

Po ashtu, kreu i qeverisë tha se edhe taksat do paguhen sepse përndryshe do biem në një gropë që s’do na gjejë as korona.

“Taksat do paguhen, edhe dritat do të paguhen se përndryshe do biem në një gropë që s’do na gjejë as korona. Pagesa e dritave do bëhet një më një, kush nuk paguan nuk do ketë drita. Nuk është bërë deti kos, dhe kjo krijon një vështirësi që mund të na çoj në një kolaps, se i bie që do financojmë OSHEE-në, po ato para ku i gjejmë? Kemi falur kamatvonesat, për të gjithë të gjithë janë në raport me aktualitetin, çfarë e shpenzon do e paguajë. Kush thotë që nuk më del sepse kam shpenzuar shumë, të shpenzojë më pak,”– deklaroi kryeministri.

Sa u përket pensioneve ministrja Denaj tha se shpërndarja e tyre në të gjithë vendin tonë do përfundojë në fillim të muajit prill.

 

Më herët ditën e sotme, nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, u zhvillua mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare me anë të një video-konference, nisur nga kushtet ku ndodhet vendi ynë pas goditjes nga COVID-19., ku është diskutuar rreth masave që janë marrë dhe po merren nga qeveria për përballimin e situatës në vend dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të pasojave të COVID-19.

Zbardhet takimi, çfarë diskutuan Meta-Rama-Basha në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme qeveria ka shpallur gjendje e fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin për 30 ditë.
Coronavirusi, qeveria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë Shqipërinë.

Coronavirusi, qeveria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë Shqipërinë

Shpërndaje
Share.

Komento