Skip to content
Të Gjitha

Fasoneritë bëjnë kërdinë në Krujë, shënohen 18 raste të reja me COVID-19

· 1 min lexim

Kruja është kthyer tashmë në një vatër të nxehtë të COVID-19 për shkak të fasonerive.

Ditën e sotme janë konfirmuar 18 raste të reja nga 30 tamponë të kryer, raporton “Balkanweb”.

Të prekurit janë punonjës të fasonerisë “Endi” shpk dhe kontakte të tyre.

Në mesin e të infektuarve është edhe shoferi i fasonerisë “MHV”.

Me rastet reja, numri i të prekurve në Krujë shkon në 58.

Ndërkohë në rang kombëtar, numri i të prekurve ka shkuar në 609.

Betejën me virusin e kanë fituar 345 pacientë, ndërsa 26 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Në dy spitalet COVID, aktualisht po marrin mjekim 40 pacientë.