Skip to content
Të Gjitha

Fasadat shumëngjyrëshe të Tiranës jehonë edhe në Izrael. Ja çfarë shkruan prestigjozja izraelite

· 2 min lexim

Jo pak herë kemi dëgjuar dhe lexuar artikuj që i kushtohen Tiranës dhe ndryshimit të saj. Megjithatë këtë herë do të shkojmë përtej Europës.

Ka qenë gazeta e njohur izraelitë “Haaretz”, e cila në një shkrim kushtuar fasadave të qyeteteve në botë, pa përzgjedhur edhe Tiranën, kjo për shkak të koloritit të ngjyrave të përdorura në fasadat e ndërtesave të ndryshme.

Nëpërmjet ilustirimit me dy foto, gazeta izraelite ka thënë se:

Një nga projektet më të famshme në këtë kontekst është iniciativa e Edi Ramës, tani kryeministër i Shqipërisë dhe njëherësh piktor, i cili gjatë detyrës së tij si kryebashkiak i Tiranës urdhëroi ngjyrimin e të gjitha ndërtesave të qytetit me ngjyra të forta”.

Gjatë viteve të fundit duhet thënë se vëmendja ndaj fasadave ka qenë e madhe, duke ngjyrosur ato ekzistuese në të gjitha lagjet e qytetit dhe duke ftuar artistë lokalë për të propozuar ngjyrat dhe modelet që aplikohen mbi sipërfaqen e godinave.

Kjo është një nismë që synon të shkojë nga rrugët kryesore në çdo lagje të Tiranës duke krijuar edhe një unifikim të mënyrës se si funksionojnë sipërmarrjet në katet e para, për të treguar imazhin e një qyteti të rregullt.